Formula 1 Sport

Formula 1/ Finlandezi Raikkonen nuk beson te rezultatet e provave

Si përherë, edhe pse pas një rezultati të mirë, Kimi Raikkonen nuk është kurrë plotësisht i lumtur. Në Baku finlandezi mori vendin e parë në provat e dyta të lira, por qëndron sërish i kujdesshëm: “Jam mjaftueshëm i lumtur për mënyrën se si po sillet makina ime, edhe nëse fundjava nuk ka filluar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Në mëngjes kërkova ndryshime dhe servis të rëndësishëm, i cili shkoi më shumë se sa e parashikova. Sigurisht që duhet të kishim filluar më herët, në mënyrë që të mbanim disa xhiro në sesionin e parë dhe të ishim gati për të dytin, por në fund gjithsesi shkoi mirë”.

Lidhur me kualifikimet “Iceman” nuk dëshiron të bëjë një parashikim: “Ne nesër do të shohim se si do të shkojë. Deri më tani shfaqjet nuk kanë qenë shumë negative, por ne patjetër mund të përmirësohemi dhe të zbulojmë se cila do të jetë performanca jonë në kualifikime”.

Related posts

VALENCIA-ATLETIKO MADRID/ Mbyllet në barazim ndeshja, nga një pikë për secilën

Isa.Autor

Probleme me drejtimin e skuadrës, gjigantët francezë kërkojnë rikthimin e Wenger

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një traverse dhe një shtylle të goditur nga Neymar, Choupo-Moting ndëshkon PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment