Futboll Seria A Sport

STATISTIKA e FRIKSHME/ Interi e ka mundur vetëm 1 herë në 10 ndeshjet e fundit Juventusin

Interi e ka mposhtur Juventusin vetëm 1 herë në 10 ndeshjet e fundit të Seria A. Pesë fitore janë të bardhezinjve dhe katër barazime e plotësojnë këtë “segment” të sfidave mes këtyre dy skuadrave gjigande italiane. Megjithatë, Juventusi ka humbur në dy ndeshjet e fundit në “San Siro”, kundër Interit: 3-0 në Kupën e Italisë dhe 2-1 në Seria A.

Interi nuk e ka gjetur dot golin në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Juventusit, duke marrë parasysh të gjitha garat: në dy ndeshjet e tjera, ai fitoi. Interi nuk ka humbur në shtëpi në kampionat që nga dhjetori i vitit të kaluar, kundër Udinese. Që atëherë, zikaltrit kanë marrë katër barazime dhe katër fitore, në ndeshjet e fundit në shtëpi.

Zikaltrit nuk kanë pësuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit në shtëpi. Kjo gjë, pesë ndeshje në shtëpi, pa pësuar gol në kampionat, nuk ndodhte që nga prilli 2010. Juventusi nuk mbetet tri ndeshje të drejtpërdrejta pa fituar në Serie A ndaj Interit që prej majit 2017 dhe dy ndeshje radhazi pa shënuar, që nga nëntori i vitit 2012.

Tre nga pesë golat e fundit, të pësuar nga Juventusi në Seria A, erdhën nga goditjet e këndit; kështu që numri i golave ​​të pësuar nga topi joaktiv te Juventusi u rrit në 10, nga gjithsej 20 të “mbledhur”. E thënë ndryshe, kemi të bëjmë me 50%, një përqindje rekord në këtë kampionat.

Mauro Icardi ka shënuar 7 golla në 10 ndeshjet e Seria A kundër Juventusit, 3 gola në 4 paraqitjet e Seria A në “San Siro”. Në dy paraqitjet e fundit në Seria A, pavarësisht se luajti 133 minuta, Paulo Dybala nuk mori asnjë goditje dhe e preku vetëm katër herë topin në zonën e kundërshtarit.

Related posts

“KAM PREMIO PËR GOLAT”/ Vasil Shkurtaj: Me Tiranën tregojmë… forcën

Delo.autor

DRIDHEN KATALANSAIT/ Suarez “tremb” BARÇËN: Mund të LARGOHEM NË JANAR

Isa.Autor

SENEGALI TRIUMFOI NË KUPËN E AFRIKËS/ Sulmuesi i Liverpool: Më vjen keq për Salah, jemi shumë krenarë

Delo.autor

Leave a Comment