Futboll Sport

LIVE ARGJENTINË-ARABI/ E pabesueshme! 2 gola për 5 minuta, sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur

Ka startuar në orën 11:00, në stadiumin “Lusail Iconic”, sfida Argjentinë-Arabi Saudite, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.

ARGJENTINE ARABI SAUDITE

Përfaqësuesja “Albiceleste” dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë, teksa synojnë fitoren që në debutim në finalet e Kupës së Botës.

LIVE | ARGJENTINË 1-2 ARABI SAUDITE

Mesi 10′ (p) / Al Shehri 48′, Al Dausari 53′

KOMENTI LIVE

67′ Vjen dhe kartoni i parë i verdhë, Al Malki ndëshkohet me karton pas një kontakti që bëri ndaj lojtarit argjentinas.

59′ Argjentina kryen tre zëvendësime, largohen Romero, Papu Gomez dhe Paredes për t’i bërë vend Lisandro Martinezit, Alvarezit dhe Fernandes.

53′ GOOOL ARABIA SAUDITE 1-2! E pabesueshme në Katar! Sauditët gjejnë golin e përmbysjes me Al Dausarin, i cili shënoi një supergol nga distanca duke shtangur portierin e Argjentinës, Martinez.

48′ GOOOL ARABIA SAUDITE 1-1! Ndodh befasia, sauditët barazojnë rezultatin me Al Shehrinë pas një aksioni model.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Kapiteni i Arabisë Saudite, Al-Faraj pëson një dëmtim dhe lë fushën e lojës, për t’i bërë vend Bahebrit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

35′ Argjentinës i mohohet sërish goli, përsësi Lautaro Martinez shënon, por anësori e akordon si pozicion të parregullt.

28′ Përfaqësuesja “Albiceleste” gjen golin e dytë me një superaksion dhe një “perlë” nga Lautaro Martinez, i cili i shkëputet mbrojtjes saudite dhe dërgon topin bukur në rrjetë. Por VAR jep pozicion të jashtë loje.

23′ Lionel Mesi shënon sërish, por 7 herë fituesi i “Topi të Artë” është dukshëm në pozicion jashtë loje.

18′ Lautaro Martinez provon të befasojë sauditët me një kundërsulm, por sulmuesi i Interit gjendet në pozicion të parregullt, me anësorin që ngre flamurin lart.

10′ GOOOL ARGJENTINA 1-0! Zhbllokohet sfida, Lionel Mesi kalon në avantazh me penallti Argjentinën duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

8′ VAR-i thirret në apel, Argjentina fiton penallti pas një kontakti në zonë.

2′ Argjentina e nis furishëm! Mesi godet portën, por portieri Alouais ishte i saktë duke e grushtuar.

1′ Starton sfida!

Related posts

“GJYSHËRIT E MI MË BËNË TIFOZ ME MILANIN”/ Mbrojtësi “Kuqezi”: Bluza ime e parë ka qenë ajo e…

Delo.autor

“INZAGHI SI SHOK, CONTE QESHI VETËM KUR…”/ Dhurata e hidhur e Skriniar: Nuk e përjashtoj largimin

Delo.autor

Roma vendos për Nainggolanin

Q.Autor

Leave a Comment