Futboll Sport

Daja i “fiksuar” me Sowe-n, mjekët “bllokojnë” sulmuesin

Skënderbeu do të luajë nesër ndaj Kukësit ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit. Sigurisht që në të dyja kampet kjo përballje cilësohet si delikate për vetë objektivat e të dyja skuadrave që do përballen nesër në fushën e blertë.

Një fitore ndaj Kukësit do t’i dhuronte Skënderbeut titullin kampion matematikisht. Për të arritur këtë sukses, trajnerit Ilit Daja do t’i vijnë në ndihmë dy prejt titullarëve të përhershëm që javët e fundit kanë munguar për shkak të dëmtimeve.

Bëhet fjalë për Orges Shehin dhe Xhejmsin. Që të dy tashmë e kanë marrë veten dhe pritet të zbresin në fushë ndaj kampionëve aktualë.

Problem për Dajën mbetet Ali Sowe të cilin e ka patur fiksim ta ketë në dispozicion për këtë ndeshje. Ekzaminimet e fundit që janë bërë nga stafi mjekësor kanë rezultuar jo fort të mira. Fjala e fundit e mjëkëve ka qenë se, Sowe nuk mund të stërvitet me grupin dhe për pak ditë, në këto kushte duhet të vijojë të stërvitet i diferencuar nga grupi.

Related posts

Milan e konsideron të paprekshëm, por ato 38 mln euro

Sadik.Autor

DEKLARON ISH-YLLI I LIVERPOLLIT/ Xabi Alonso zbulon: Në Europa League jam tifoz me…

Delo.autor

COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment