Futboll Seria A Sport

Lazio e të rinjve, “pushtohet” nga talentet shqiptarë

Futbollistët Shqiptarët te Lazio prej kohësh janë kthyer në mode. Të gjithë falë punës, përkushtimit dhe performancës në fushë kanë fituar respektin e drejtuedve dhe tifozëve. Elementët cilësorë për të cilët ndoshta shumë shpejt do të dëgjojmë të flitet akoma edhe më shumë ndodhen në ekipit e të rinvje të Lazios.

Në sfidën e zhvilluar këtë të premte në kampionatin e të rinjve mes Lazios u-19 dhe Interit, bardheklatrit arritën të fitonin me rezultatin 3-1 dhe të qëndrojnë në garë për titullin. Në formacionin e titullarëve për klubin kryeqytetas ishin tre futbollistë kuqezi. Duke filluar që nga Marko Alija, i cili është pjesë e kombëtares U-19, Serxhio Kalaj dhe mesfushori Toni Aliaj.

Në minutën e 68-të u aktivizua edhe sulmuesi Progon Maloku, pa harruar Beli Lukaj, që gjithashtu ishte i grumbulluar për këtë takim. Ai bëri diferencën ishte pikërisht Toni Aliaj, teksa rezultati ishte 1-1 me një të majtë potente nga distanca mesfushori arriti t’i jepte avantazhin të tijve. Toni Aliaj është edhe i biri i një emri të madh i kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj.

Related posts

SAKRIFICA PËR TË ARRITUR OBJEKTIVAT/ Salah zbulon njeriun që nuk e lejoi të dorëzohej…

Isa.Autor

Super transferim nga Napoli, merr yllin e Fiorentinas për 40 milionë euro

Q.Autor

Jupp Heynckes: Shpresoj që Ronaldo mos jetë në ditën e tij më të mirë kundër nesh

Sadik.Autor

Leave a Comment