Futboll Sport

Ervin Skela nuk njeh kufij, rinovon kontratën dhe vijon të luaj…

Ervin Skela do të jetë në fushën e lojës edhe për një tjetër sezon. Në 125-vjetorin e klubit gjerman Hanau 1893, drejtuesit kanë bërë tre rinovime, duke i konsideruar shumë të rëndësishme për sezonin tjetër.
skela-kampion-02

Mes tyre është edhe ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela. “Jemi shumë të gëzuar që Skela do të jetë edhe një vit tjetër me ne. Këtë sezon, ai ka luajtur pak, vetëm pesë herë, sepse ka qenë i angazhuar me kurset për trajnim.

Ai nuk dëshiron që të tërhiqet dhe të mbyllë karrierën si futbollist, ndaj do të kemi fatin të kemi shërbimet e tij edhe për vitin tjetër”, ka deklaruar një prej drejtuesve të klubit. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është së fundmi pjesë e kurseve për të marrë licencën e trajningut në Shqipëri, ku është bërë pjesë e Kursit UEFA Pro.

Related posts

Pas kthimit në Europë/ Po projektohet “Milani i ri” pa Mirabellin dhe Fassonen

Isa.Autor

Jose Mourinho gjen “fajtorët”, gati revolucioni te Manchester United

Q.Autor

Histori e rrallë, goli i Zanetti i shpëtoi jetën kryeprokurorit!

Sadik.Autor

Leave a Comment