Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Shkarkimi i Montella është vetëm çështje orësh…

Aventura e Vincenzo Montella në stolin e Sevilla ka ardhur në finish. Humbja e djeshme kundër Levante do t’i kushtojë vendin e punës ish-trajnerit të Milan, sipas asaj që shkruan “Marca” on-line duke pohuar se shkarkimi i italianit është vetëm çështje kohe.

Në mbrëmje, ka të ngjarë që Montella të jetë sërish në shtëpinë e tij në Itali.

Nata e mbrëmshme ka qenë me tensionin për ekipin, drejtuesit dhe stafin teknik. Pas humbjes kundër Levante, ekipi dhe trajneri janë kontestuar ashpër nga tifozeria.

Gjatë mbrëmjes presidenti Jose Castro, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve spanjollë nuk ka përgënjeshtruar idenë e klubit për shkarkimin e trajnerit: “Nuk mund ta vendos i vetëm sepse kemi një bord drejtues. Për momentin nuk mund të them asgjë, vetëm atë që pamë të gjithë, që humbëm sërish.”

Related posts

“SHUMË LOJTARË NUK KISHIN MOTIVIMIN E DUHUR”/ Trajneri Shaland: Pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës

Delo.autor

RUSI 2018/ Trajneri i Islandës humbet valixhen, ngatërroi autobusin…

Sadik.Autor

Kane i kundërpërgjigjet Lukaku-t, Anglia vuan por mposht Tunizinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment