Futboll Kategoria Superiore Sport

FUTBOLLI NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Ja cilat skuadra rrezikojnë të “digjen” në Shqipëri

Futbolli është në dorë të specialistëve të shëndetësisë. Mirëpo, nëse në Europë, Gjermani, Francë e Itali janë autoritetet që kanë vlerësuar, diskutuar dhe vendosur konkretisht çfarë duhet bërë për sportin, në vendin tonë deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka menduar ende asgjë për këtë kategori.

football-caution-coronavirus-stop-outbreak-coronavirus-danger-public-health-risk-disease-flu-outbreak-cancellation-sporting-events-matches-concept_7280-3236

Ca më pak të thuash që qëndrimi zyrtar i ministrisë, kundërshtohet edhe nga specialistë si Pipero etj. Gjendur në kushte të tilla errësire informacioni dhe vendimmarrjeje, kur data 3 gusht është gur-themeli i fundit që kërkon të përcaktuar të gjitha verdiktet, atëherë vetë kreu i FSHF-së përmendi në “Opinion” edhe rastin e Francës si model. Atje u shpall ekipi kampion si dhe skuadrat që bien nga kategoria.

Po në vendin tonë çfarë ndodh? Cilat janë ekipet që përfitojnë e sidomos ato që rrezikojnë? “Panorama Sport” sjell “fotografim” të rezultateve aktuale, në rast se vendoset ekstremisht: Nuk ka futboll për këtë vit.

EKIPET QË PËRFITOJNË – Tirana është në krye të Kategorisë Superiore me nëntë pikë diferencë dhe do të përcaktohej kampione si dhe skuadra që përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, në turet kualifikuese. Kukësi, Laçi dhe… Teuta (meqenëse Skënderbeu është i dënuar të mos marrë pjesë në Europë), shkojnë me anë të kampionatit në kompeticionet europiane.

skenderbeu-tirana

Në Kategorinë e Parë, sipas formulës që ngjit dy ekipe, përfitojnë automatikisht Kastrioti dhe Pogradeci. Në Kategorinë e Dytë, Tomori është në krye dhe në grupin tjetër ka një barazim pikësh mes Vorës dhe Luzit që kryesojnë. Vllaznia gjendet në vend të tetë çka detyrohet të bëjë një ndeshje “play out” me fituesen e çiftit Apolonia-Besëlidhja. Nëse nuk luhet, shkodranët qëndrojnë në Superiore.

CILAT DIGJEN – Me shkronja të mëdha, duhet shkruar se Besëlidhja është e djegura më e madhe. Pse? Ka eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë si dhe është në vend të dytë. E para i jep shansin për një vend në Europë. E dyta, i jep shansin e “play off”-it” me Apoloninë sipas renditjes aktuale, me shpresën se fituesja mund t’i marrë vendin skuadrës së tetë në Superiore (Vllaznisë).

Beselidhja-foli-i-dyte

Pa harruar që automatikisht do të zbriteshin Luftëtari dhe Flamurtari në Kategorinë e Parë, Dinamo pa asnjë shans reagimi së bashku me Turbinën dhe Elbasanin në Kategorinë e Dytë. Jo vetëm kaq, por edhe kampionia në fuqi e Superiores, Partizani, humb shansin për të synuar Europën për të cilën është matematikisht në lojë sipas modelit “Francë”, në rast se do të ketë vendim ekstrem nga qeveria. Secila, shoqëruar me shumë debate në botën e futbollit.

Related posts

Bournemouth – Liverpool, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

ÇMENDURIA/ TIFOZËT e Man United hapin fond për SHKARKIMIN e MOURINHOS

Isa.Autor

U DËNUA ME KARTON TË KUQ DHE PËSOI DËMTIM NDAJ INTER/ Ylli i Napolit mbyll vitin jashtë fushave, ja kur do të rikthehet…

Delo.autor

Leave a Comment