Bundesliga Futboll Sport

Hamburg fiton dhe ‘ngjall’ shpresat për mbijetesë

Një fitore shprese mori edhe skuadra e Hamburgut, që kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, ka rihapur sërish shpresat për të mbetur në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm. Në sfidën direkte ndaj Wolfsburgut, Hamburgu fitoi 1-3, teksa tashmë është vetëm 2 pikë larg skuadrës që duhet të parakalojë, për të siguruar mbijetesën.

Edhe Freiburgu mori një fitore të vuajtur, 3-2 ndaj Kolnit, duke mbajtur gjallë shpresat për të mos rënë në Bundesligën 2, ndërsa Amir Abrashi e pa takimin sërish nga tribuna, për shkak të dëmtimit në gju. Në ndeshjet e tjera, Schalke 04 barazoi 1-1 me Borusia Monchengladbach, ndërsa Hertha Berlin-Augsburg përfundoi 2-2.

Related posts

NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHË/ Çfarë po ndodh në “Allianz Arena”?

Isa.Autor

“MIRËPRES ABAZAJN”/ Trajneri Shehi: Skuadra 97% e kompletuar, kush nuk do ta donte Kristalin?

Delo.autor

VAZHDON TË MENDOJË PËR TË ARDHMEN/ Juventus i bëhet makth Interit, ja plani për “Pirlon e ri”

Delo.autor

Leave a Comment