Futboll Sport

Ndali Partizanin, Pepa kërcënon rivalët dhe ndalet te premiot…

Brunild Pepa ishte protagonisti i ndeshjes mes Lushnjës dhe Partizanit duke shënuar një gol, që pati vlerën e barazimit. Sulmuesi ktheu në gol një 11-metërsh duke shokuar Partizanin, që tani rrezikon shumë pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. 27-vjeçari në intervistën pas ndeshjes tregon problemet e Lushnjes dhe kërcënon rivalët. Pepa theksoi se skuadra do të japë maksimumin në të gjitha ndeshjet dhe tashmë skuadrat do t’i kenë frikë.

Si motivohet Lushnja?

Nuk është se kemi motivimin e ekipieve të tjerave. Po i shërbejmë çdo ndeshjeje. Mund të merrnim edhe 3 pikë, mund të mos merrnim edhe asnjë. Na bëhet qejfi për këtë pikë.

Mendoni që mund të kishit shpresuar te mbijetesa me ndryshimet?

Ne nuk kemi pasut fushë për t’u stërvitur, kemi pasur mungesë stërvitshmërie. Lojtarët e rinj i bëjnë mirë ekipit të parë. Shpresoj të ambientohen.

Do i mirëprisnit premiot nga ekipet e tjera?

Këto gjëra kanë ndodhur edhe më përpara me ekipiet e tjera. Ne nuk kemi presion. Futemi në fushë për më të mirën dhe do ia bëjmë shërbimin deri në fund. Tani edhe ekipet do na kenë frikë.

A do ketë një ristart karriera juaj?

Nuk është gjithmonë në dorën time, edhe pse futbollisti do ta kërkojë te vetja. Fusha do të thotë shumë tek një ekip. Me stërvitje besoj, se do të arrijë gjithçka.

Related posts

RONALDO NË ROLIN E “MUNDËSIT”/ Gjyqtari i kursen kartonin e kuq, vetëm i verdhë

F.autor

Bonucci kryen kontrollet mjekësore te Juventusi, futet nga hyrja dytësore (FOTO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmat: Lojërat kanë ardhur në ngritje, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment