Chelsea ka ringjallur shpresat për një vend mes katër të mirëve teksa, ka arritur të mposhtë Swansea City me rezultatin e ngushtë 1-0 në Liberty Stadium duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Ishte një ndeshje aspak e lehtë për vizitorët ndaj një Swansea që sidomos në pjesën e dytë luajti shumë mirë por pa arritur të gjejë golin e barazimit.
Raste për të shënuar kishte nga të dyja anët por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Swansea padyshim do të dalë nga fusha i zhgënjyer duke parë volumin e madh të lojës që zhvilloi në pjesën e dytë ndërsa Chelsea vazhdon ecurinë e mirë në kampionat dhe do të shpresojë deri në fund për një vend mes katër më të mirëve.
Kanté pounces on a wayward pass and feeds Hazard who beats Ki and then plays a deft outside of the boot pass to Fàbregas who finishes quite well with his weak foot. 1-0. #CFC pic.twitter.com/7QfXoQvQAp
— Chelsea GIFs (@ChelseaGIFs) April 28, 2018