Kategoria Superiore Shqipëri

Mensur Jakupi takohet me krerët e Kukësit, gati të zëvendësojë Milinkovicin e larguar

Trajneri i njohur i klubit të futbollit Gostivari nga Maqedonia, Mensur Jakupi, mund të jetë pasues i Mladen Milinkovic në pankinën  e Kukësit. Trajneri serb, para pak ditësh është larguar nga skuadra kampione shqiptare dhe tani drejtues të klubit verilindor në Shqipëri janë në kërkim të një trajneri të ri.

Ne mësuam nga burime të besueshme pranë trajnerit Jakupi se ky i fundit, gjatë ditës së martë është takuar me krerët e klubit kuksian për mundësinë e angazhimit në stolin e tyre. Mësohet se Jakupi, trajneri i dikurshëm i U-19 të Maqedonisë dhe i disa skuadrave të tjera në Maqedoni, ka prezantuar planin e tij, i cili është pëlqyer nga Kukësi. Mirëpo, fjalën përfundimtare do ta ketë Safet Gjici, i cili do të vendosë nëse Jakupi do të jetë trajner i ri i Kukësit apo jo.

Related posts

INTERESANTE/ Një “vrasës”: Njihuni me talentin SHQIPTAR që befason me statistikat e golave

Isa.Autor

ERDHI ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Kallaku del në stërvitje me Partizanin, nis punën me “demat”… (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHEN SKANDALET KINEZE DHE TURKE/ Ja kush ia bëri “gropën” Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment