Futboll Seria A Sport

Nxori Icardin nga loja, Wanda Nara kritikon Spallettin: Zëvendësim idiot

Pasi pranoi fajin për zëvendësimet e gabuara dje në ndeshjen ndaj Juventusit, kritikat në adresë të trajnerit zikaltër Luciano Spalletti nuk kanë munguar. Listës i është bashkuar edhe Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi, që u nxorr nga fusha në minutën e 85-të nga trajneri Spalleti, në momentin që Inter kryesonte 2-1. Por, pas këtij momenti, skuadra e Juventusit realizoi dy gola, përmbysi shifrat dhe fitoi 3-2.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Wanda Nara shprehet: “Përse trajneri e nxori nga fusha Icardin kur duheshin edhe 4 minuta lojë. Për lojën, për rëndësinë që ka prania e tij në fushë, Maurito është një lojtar kyç tek Interi. Sapo doli ai, Juventusi bëri dy gola. Zëvendësim pa sens”, ka qenë komenti i bashkëshortes së sulmuesit argjentinas, që nuk e ka pëlqyer daljen nga fusha të kapitenit të Interit, që në fund e mbylli ndeshjen në lot pas humbjes.

Related posts

LOW “KURSEN” MIKUN E TIJ/ Trajneri i Gjermanisë i bën dhuratë pas Champions

Delo.autor

RIKTHEHET TEK MË TË MIRËT E REALIT/ Mesfushori Kroos udhëheq revolucionin e Zizu

Delo.autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Trajneri Mema në sforcon e fundit për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment