Futboll La Liga Sport

Valverde: Kam një kontrat këtu, dhe ndihem i lumtur në Barcelonë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se është i lumtur në klub, duke i hedhur poshtë spekulimet rreth të ardhmes së tij.

Valverde pritet ta mbyllë sezonin e tij të parë në Barçë me dy trofe të fituar, Kupën e Mbretit dhe La Ligën, por disa burime kanë bërë të ditur se zyrtarë të lartë të klubit janë duke e konsideruar shkarkimin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale kundër Romës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ato raportime janë hedhur poshtë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe tani Valverde ka theksuar se fjalët rreth pozitës së tij janë normale.

“Nuk kam dyshim se flitet në çdo mënyrë për trajnerin, por unë kam kontratë edhe për vitin e ardhshëm dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Valverde për Mundo Deportivo.

“Bartomeu thotë se unë vazhdoj? Epo, nëse presidenti e thotë atë, atëherë unë s’kam çfarë them”, shtoi ai.

Related posts

Chelsea, Morata u përgjigjet tifozëve në Twitter

Q.Autor

FYEN RËNDË FUTBOLLISTËT KOSOVARË/ Lojtati i Tiranës ofendon: Ju bom njerz e tash ju dukena si…

Delo.autor

“The normal ones”, këta janë lojtarët më pak të paguar në Serinë A

Q.Autor

Leave a Comment