Futboll La Liga

Eibar-Barcelona, vetëm 3 ekipe kanë fituar në “Ipurua”

Eibar është vetëm një pikë larg Europës dhe të shtunën do të ketë detyrën e vështirë që të përballet me Barcelona-n, skuadra që po dominonin kampionatin spanjoll. Pavarësisht nga kjo, nuk përjashtohet mundësia që Eibar të marrë një rezultat pozitiv, duke parë se katalanasit mund të jenë të shpërqendruar nga Champions League. Në fakt, Messi me shokë do të paraqiten në këtë takim pas dy barazimeve radhazi të marra në La Liga kundër Espanyol dhe Getafe, duke i dhënë mundësinë Atletico Madrid ta ngushtojë me shtatë pikë diferencën me kreun.

Ndërkohë, vetëm tri skuadra kanë arritur të fitojnë në këtë sezon në “Ipurua Stadium”: Athletic Bilbao, Celta dhe Atletico Madrid. Një nga arsyet kryesore për këtë është se Eibar i ka lejuar kundërshtarët të realizojnë vetëm 181 gjuajtje drejt portës në këtë sezon, më pak se mesatarja e La Liga-s. Kjo statistikë do të vihet në provë mbrëmjen e sotme, edhe pse tri vizitat e fundit të Barcelona-s në fushën e Eibar kanë sjellë tri fitore për “balugranat” me një rezultat të përgjithshëm 0-10.

Mbyllja e pjesës së parë në avantazh ka qenë vendimtare për të dy skuadrat në këtë sezon. Të dy ekipet, në fakt, e kanë bërë një gjë të tillë në 15 ndeshje të këtij kampionati dhe i kanë fituar ato takime. Leo Messi nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit, por ecuria e tij kundër Eibar është shumë e mirë, me 12 gola të shënuar në 6 ndeshjet e fundit të luajtura kundër ekipit bask.

Shifra dhe Fakte
– Eibar ka humbur të shtatë ndeshjet e luajtura kundër Barcelona-s që nga sezoni 2014-15, duke pësuar 26 gola dhe duke shënuar vetëm 4.
– Barcelona ka realizuar të paktën 4 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Eibar në të gjitha kompeticionet
– Eibar nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat.

Related posts

ZYRTARE/ Futbollisti i Realit transferohet te Arsenali për 40 milionë euro

Delo.autor

E frikshme/ Ja se si ultrasit rusë po përgatiten për Kupën e Botës (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK IA DEL NË TRANSFERTË/ Dyshja Sarr-Deeney mposht Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment