Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Firmino rinovon për 5 vite me Liverpool

Roberto Firmino ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjate me Liverpoolin, bën të ditur klubi anglez.

Sulmuesi brazilian është i lumtur te Liverpooli dhe me kontratën afatgjate vërtetoi diçka të tillë. Ai këtë të diele hodhi të zezën mbi të bardhë.

Firmino tha për “Liverpoolfc.com”: “Ishte vendim i lehtë”.

“Jam zhvilluar shumë këtu me ndihmën e gjithë ekipit, klub që më ka bërë një tjetër lojtar. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”.

Shokët e skuadrës janë fantastik dhe i jam mirënjohës të gjithëve për mundësinë të luaj me ta në këtë klub”.

“Më pëlqen të luaj për Liverpoolin. Tifozët janë të mahnitshëm për mënyrën se si na mbështesin. Na mbështesin gjatë gjithë ndeshjeve dhe ajo që bëjnë në ndeshje, është shumë e bukur”.

Firmino iu bashkua Liverpoolit nga Hoffenheim në verën e vitit 2015 dhe ka bërë 140 paraqitje, duke shënuar 50 gola.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Stërvitje mes dëborës, talenti i Bylisit: Po bëj fazën përgatitore në Pukë (VIDEO)

Delo.autor

“IMAGJINOJA TË ISHIM BASHKË…”/ Eugenia Suarez i dedikon një këngë Icardi-t, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Delo.autor

SHTANGEN TË GJITHË/ Shikoni autogolin më qesharak të javës

F.autor

Leave a Comment