Futboll Seria A Sport

Gattuso: Rëndësi kishte fitorja, kaluam një traumë…

“Vinim nga një javë e keqe, nuk kemi kaluar disa ditë të mira, por bëmë atë që duhet duke vënë në fushë fytyrën tonë!” Ky ka qenë komenti i Gattuso pas fitores 2-1 që Milan arriti ndaj Bologna.

Në garën për vendin e gjashtë do të vendoset gjithçka në përballjen direkte me Atalanta. “Në fillim është Verona, pastaj Kupa e Italisë dhe ndoshta vetëm më pas do të na duhet të llogarisimin pozicionin tonë në raport me Atalanta. Duhet të përmirësojmë mentalitetin. Duhet të përmirësohem edhe unë që jam një trajner i ri,” – vazhdoi Gattuso.

Milan fitoi me golat e Calhanoglu dhe Bonaventura, pasi sulmuesi vazhdojnë të mbeten duarbosh. “Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë raste, sepse më pas do të vijë momenti kur ta hedhin topin në rrjetë. Sot Cutrone luajti ndeshjen e tij më të mirë në dy muajt e fundit, por humbi dy raste. E rëndësishme është që fituam, sepse kaluam një traumë me humbjen ndaj Benevento.”

Në fund, Gattuso tha: “Me përjashtim të Zapata, Bonucci, Bonaverua dhe Rodriguez të gjithë futbollistët e tjerë kanë lindur pas vitit 1994. Jemi një ekip i ri dhe kemi bazën për të bërë një punë të mirë, por na duhet më shumë përvojë.”

Related posts

Katër emra të mëdhenj në listën e PSG-së për të marrë drejtimin e skuadrës

Q.Autor

U DËMTUA GJATË NDESHJES ME HUNGARINË/ Berat Gjimshiti do mungojë edhe ndaj Polonisë

Delo.autor

Mourinho ‘tallet’ me Tottenham: Janë larg titullit kampion!

Q.Autor

Leave a Comment