Futboll Sport

Plaku zbulon premion dhe çfarë ka ndryshuar tek Kamza

Sebino Plaku u shfaq i lumtur me barazimin, që Kamza arriti kundër Teutës në “Niko Dovana”, ndonëse pranoi se kryeqytetasit mund ta kishin fituar ndeshjen, nëse do të ishin treguar më të saktë në sekondat e fundit kur Latif, përfitoi pas një shpërqëndrimi të kamzalinjve.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe mund të them se barazimi mund të konsiderohet rezultat pozitiv, pasi ashtu siç shkoi ndeshja edhe mund ta kishim humbur. E patëm shumë vështirë, por kjo bën që të na shijojë më shumë pika e marrë”, tha fillimisht Plaku për “Eduasportin.com”.

Premiot – “Mendoj se suksesi ynë është forca e grupit. Gjithashtu edhe premiot kanë ndikuar pozitivisht. Kishim për të marrë 20 mijë euro nëse fitonim dhe gjysmën për barazimin. Jam i kënaqur, jo se do të marrim premio, por prej faktit se treguam forcë dhe besim”.

Mbijetesa – “Pas këtij barazimi jemi më afër me realizimin e objektivit, por e theksoj, se gara është shumë e fortë dhe asnjëherë nuk i dihet. Mjaftojnë 30 sekonda shpërqendrim dhe ndodh ajo që ndodhi në fund të ndeshjes. Pra duhet të jemi më vigjilent për të arritur objektivat që kemi”.

Ahmataj – “Është një trajner i ri, që ka shumë dëshirë dhe dëshiron një lojë sulmuese. Këtë e tregoi edhe sot. Po bën një punë të mirë dhe rezultatet po duken në fushë. Gjithsesi Kamza që në fillim të këtij edicioni ka luajtur mirë, por në fazën e tretë kemi vuajtur sepse kundërshtarët na vlerësonin maksimalisht, ndërsa në fillim na nënvlerësonin, kjo është diferenca”

Related posts

E VEÇANTË/ XHAKA gati të hyjë në HISTORI, ylli shqiptar “shënjestron” REKORDIN

Isa.Autor

STATISTIKAT E FRIKSHME/ “Bomberi” Lukaku, në gjurmët e Andrij Shevchenkos

Delo.autor

Chelsea do të sakrifikojë Hazard për të marrë “yllin” e Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment