Futboll Premier League Sport

Guardiola: Sterling po i bëhen padrejtësi të mëdha

Pep Guardiola mendon se Raheem Sterling po dënohet për reputacionin që ka krijuar teksa sulmuesit të Manchester City-t i është mohuar një tjetër penallti e pastër.

Lojtari i përfaqësueses angleze është rrëzuar brenda zonës nga Aaron Cresswell në fitoren 4-1 të City-t në London Stadium – por arbitri Neil Swarbrick nuk akordoi penallti.

Guardiola ishte i revoltuar në zonën e trajnerit dhe mendon se lojtari i tij po trajtohet padrejtësisht.

“Jam shumë i sigurt që ai nuk ka simuluar,” shprehet trajneri i Qytetarëve.

“Është i njëjti aksion si ai me Robertson në Anfield në pjesën e dytë. Kur Sterling shkon në fundore është i njëjti aksion. E mbaj mend shumë mirë momentin kur ndodhi.

“Liverpool e meritonte gjysmëfinalen, por ishte një penallti aq e pastër sa që nuk e kuptoj dot.

“Kjo është një çështje e arbitrave. Ata duhet të ndryshojnë mentalitet.”

Related posts

Shpëtim Duro ‘nuk duron’ situatën dhe flet për largim

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Trajneri PANUCCI padit NISHANIN: Gjykata shpall “në kërkim” ish-presidentin (DETAJE)

Isa.Autor

“TREGON SE SA I MADH ËSHTË…”/ Gjesti ndaj Coutinho tregon madhështinë e një ylli si Lionel Messi!

F.autor

Leave a Comment