Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ PSG “zgjohet” në fund, ruan pathyeshmërinë në “Parc des Princes”

Paris Saint-Germain është përmendur në minutat e fundit të ndeshjes duke shpëtuar nga një humbje që do të kishte qenë e para pas 40 ndeshjeve brenda në shtëpi. Pjesa e parë u duk sikur po luante ndaj Barcelona-s dhe jo ndaj Guingamp që kaloi në avantazh të dyfishtë përpara se PSG të barazonte me rezultatin përfundimtar që është 2-2. Guingamp ka bërë diçka që nuk e kishte bërë asnjë ekip në sezon.

Skuadra vizitore ka goditur plot 18 herë portën e PSG në 45 minutat e para. E rrallë, e pazakontë, por e vërtetë. Gjithsesi goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë me Blas. Pas pushimit Briand dyfishon rezultatin për miqtë. Por në fund të takimit Cavani shpëton ekipin e tij, në fillim me një penallti dhe më pas me një gol me kokë pas krosit nga Lo Celso. Një barazim që do të pranohet nga të dyja skuadrat.

Related posts

STATISTIKA/ Milan kapet te numrat. “Kuqezinjtë” duan të shmangin rekordin negativ të Juventus

Delo.autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Reagimet e TRISHTA që vijnë nga kampionët e TENISIT (FOTOT)

F.autor

Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqipëria 4 gola për herë të fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment