Futboll Sport

Ca në Korçë, ca në Durrës; Skënderbeu i ndan përgatitjet anti-Laçi

Një ditë pas humbjes ndaj Kukësit, ekipi korçar iu është rikthyer përgatitjeve në fushë, në kuadër të ndeshjes së javës së 32-të, që do ta luajë ndaj Laçit, në transfertë. Skënderbeu do të zhvillojë 3 seanca stërvitore në Korçë, para së të udhëtojë ditën e enjte drejt Durrsit, ku do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve në funksion të ballafaqimit me kurbinasit, me të cilët do të diskutojë edhe finale e Kupës së Shqipërisë.

Ekipi kuqebardhë u nda sot në 2 grupe, ku pjesa e titullarëve ndaj Kukësit zhvilluan një seancë riaftësuese, nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë, nën drejtimin e stafit teknik.

Sa i takon gjendjes së kryesuesve të Superiores, stafi teknik dhe trajneri Ilir Daja do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion për sfidën e radhës, e cila do të luhet të shtunën e 5 majit, në orën 14:00, në stadiumin e Laçit. Kujtojmë se do të mungojnë tifozët në këtë duel, sepse Disiplina e ka kyçur stadiumin e bardhezinjve për dy ndeshjet e radhës.

Related posts

KA SHËNUAR 24 GOLA/ ZAHA vendos një REKORD HISTORIK për Crystal Palace

Isa.Autor

MBAPPE NË TELASHE/ Në Suedi e akuzojnë për përdhunim, nisin hetimet për “yllin” francez

F.autor

13 PËRJASHTIME NË 33 PËRBALLJE/ Ja përse Milan nuk e donte gjyqtarin Valeri në Derbin e Madoninës…

Delo.autor

Leave a Comment