Futboll Premier League Sport

Krizë DËMTIMESH tek Manchester United, Murinjo i kërkon lojtarit të shkurtojë pushimet

Manchester United po kalon disa momente të vështira përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ri, me “djajtë e kuq” që numërojnë disa lojtarë në infermieri në krahun e majtë të mesfushës.

Ener Valencia dhe blerja më e re Diogo Dalot janë në fazë rekuperimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për pjesën e parë të Premier League që nis pas disa javësh.

Në këtë mënyrë trajneri Zhoze Murinjo i ka kërkuar futbollistit anglez Ashley Young të shkurtojë pushimet në mënyrë që të vihet në dispozicion të skuadrës sa më shpejt. Young ka marr tre javë leje nga klubi pas kthimit nga Botërori me Anglinë, por kjo do t’i linte shumë pak kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ PSG dyfishon, Mbappe dhe Navas janë fantastikë (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Memushaj një lider në Itali, harkimi perfekt i vlonjatit bën Peskarën të gëzojë (VIDEO)

Isa.Autor

SHKAKTOI PENALLTI NDAJ SALAH/ Lojtari pranon: Dua ta fitojë Liverpool titullin sepse…

Delo.autor

Leave a Comment