Futboll Premier League Sport

Guardiola: Mbase do të shpenzojmë 1 miliard € në merkato

Pep Guardiola shpreson të vazhdojë dominimin e Manchester City-t edhe sezonin e ardhshëm duke sjellë disa fytyra të reja këtë verë.

City shkatërroi West Ham 4-1 në London Stadium të dielën duke vendosur një rekord të ri në Premier League me 104 gola.

Por spanjolli nuk do të qëndrojë duarkryq, përkundrazi, ai kërkon të përforcojë akoma më tepër skuadrën e tij.

“Mos u merakosni, ne do të shpenzojmë shumë para edhe sezonin e ardhshëm – mbase 1 miliard,” shprehet Guardiola me shaka.

“Vitin tjetër të gjithë do ta nisin me 0 pikë. Na duhet diçka. Mbase një blerje, mbase dy. Jo më shumë se aq për sezonin tjetër.”

Megjithëse City ka qenë i suksesshëm në Angli, klubi do të kërkojë të përmirësohet në kompeticionet evropiane.

Qytetarët u eliminuan në çerekfinalen e Champions League nga Liverpool.

Related posts

KOMPLETOHEN GJYSMËFINALET E “EURO 2020″/ Mësohen datat dhe orari i përballjes mes “të fortëve”

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Argjentina barazon shifrat ndaj Francës. Di Maria shënon super gol

Sadik.Autor

“DUA MË TË MIRËN PËR TË”/ Modric: Sergio Ramos? Rinovimi i kontratës është një problem që…

Delo.autor

Leave a Comment