Formula 1 Sport

Formula 1/ Hamilton ngushëllon shokun e skuadrës, Bottas: Vetëm birra!

Dhe të shohësh veten jashtë fitores kur duheshin pak sekonda, normalisht që një birrë nuk do t’i bënte keq Valtteri Bottas-it për të harruar gjithçka. “Si mund të shërohem? Ndoshta pas dhjetë birrave do të jem më mirë. Do t’ia dal, kjo është pjesë e rrugëve, por është shumë e dhimbshme”, u shpreh Bottas në intervistën e tij të parë pas Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

Piloti finlandez më pas analizoi dhe episodin vendimtar të garës së tij. “Bëhet fjalë vetëm për mungesë fati. Mendoj se kjo rrugë është e vështirë, si të gjithë cirkuitet e tjerë. Kur ka incidente, përherë do të ketë probleme. Dhe, këtë herë kam qenë i pafat. Nuk e kam idenë se si mund të ndodhi nga pas që të të bllokojnë mbeturinat, nuk e pash”.

“Dukej një garë e mirë, e kisha gjithçka nën kontroll. Makina e Sigurisë sapo ishte kthyer, por atëherë ndodhi gjithçka”. Më pas ai komentoi dhe suksesin e shokut të tij të skuadrës. “Fitorja e Hamilton është diçka pozitive për skuadrën tonë, ka marrë pikë vendimtare. Për aq sa e shoh unë, do ta provojë sërish brenda dy javëve”, tha piloti i Mercedes.

Related posts

Vidal rikthehet në Serie A?

Sadik.Autor

TENIS/ Zhgënjen edhe Nadal, rusi Medvedev sfidon Thiem në finalen e Londrës

Delo.autor

BLERJA REKORD U HARRUA JASHTË LISTËS NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri i Ajax “tërbohet”: Ishte gabim në kompjuter…

Delo.autor

Leave a Comment