Albanian Stars Futboll Seria A

Shkaktoi penallti, tifozët ofendojnë Hysajn: Merr një gomone dhe kthehu në Shqipëri

Është një nga futbollistët që konsiderohet i pazëvendësueshëm për skuadrën e Sarrit. Mirëpo, në ndeshjen e fundit, Elseid Hsyaj nuk ishte në një ditë të mirë, kur edhe u bë shkaktar i një penalltie. Kjo ka bërë që një prej napolitanëve të pranishëm në stadium të ofendojë mbrojtësin: “Merr gomonen dhe kthehu në Shqipëri”.

E kjo ka bërë që një nga sajtet më të mëdhenj pranë skuadrës dhe qytetit, “Il napolista”, të mbajë një qëndrim për këtë akt. “Na ka kthyer 30 vite pas ai që iu drejtua Hysajt me atë frazë. Pse merremi gjithmonë me Hysajn, Reinan ose Ruin?

Pse ne napolitanët shohim gjithmonë gotën gjysmëbosh?! Në shumë raste, ne jemi të pashpirt në atë që themi dhe shohim. Shumë të tjerë vlerësojnë Napolin për lojën dhe elementet që ka, ndërsa ne edhe në periudhë festive kritikojmë”, ka shkruar sajti italian në lidhje me ofendimin e bërë ndaj shqiptarit.

Related posts

Ekzekutiv dhe bankier/ Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Hazard: Nuk e meritoj “TOPIN E ARTË”, për mua duhet ta FITOJË…

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Spanja duhet të bëjë kujdes, Zvicra një rivale “dinake”

Delo.autor

Leave a Comment