Futboll

Medalje dhe çmime, ja jeta e re e Lahm. Legjenda u shpall kapiteni i pestë i nderit

Ish-kapiteni i skuadrës së Bajernit, Filip Lahm, i cili e mbylli karrierën e tij në fund të sezonit të kaluar, ka arritur të marrë shumë çmime në gjashtë muajt e kaluar falë kontributit të jashtëzakonshëm që dha në botën e futbollit gjerman. Federata Gjermane e Futbollit e ka caktuar legjendën Lahm si kapitenin e nderit për kombëtaren gjermane.

Ky është një çmim, i cili është arritur nga vetëm pesë ikona të futbollit gjerman si Fric Vlater në 1958, Franc Bekenbauer në 1982, Lotar Mateus në 2001 dhe Jurgen Klinsman në 2016. Çmimet për 34-vjeçarin nuk kanë fund. Ai gjithashtu është emëruar si “Ikona e Sportit”, “Ministër i Bajernit” dhe “Mashkulli i Vitit” për revistën e njohur sportive “GQ”.

Ndërsa në muajin nëntor, Filip Lahm është nderuar me çmimin “Vullnetari i Bavarisë” falë aktiviteteve për punën vullnetare të bërë ndër vite për rajonin e Bavarisë. Sipas legjendës së Bajernit, ky çmim ka qenë ai që i ka pëlqyer më shumë nga të gjithë. Ai tanimë ka një fondacion të tijin, i cili feston dhjetëvjetorin e krijimit duke mbështetur dhe ndihmuar fëmijët dhe adoleshentët në nevojë.

lahm

Legjenda ka vendosur që t’ia dedikojë jetën e tij pas dorëheqjes nga bota e futbollit pikërisht këtij fondacioni duke hartuar projekte të reja dhe ide inovative në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Lahm tanimë nuk e sheh më vitin në bazë të përgatitjes, rezultateve dhe kompeticioneve. Ai madje ka thënë: “Tanimë kam një variacion në përditshmërinë time ndryshe nga më parë. Dua t’ua dedikoj energjinë time projekteve të reja së bashku me fondacionin tim dhe kjo është ajo që më jep kënaqësinë e munguar”.

Related posts

TË KUQTË NË FESTË/ PARTIZANIT i ofrohet sulmuesi brazilian, nxiton drejt Shqipërisë

Isa.Autor

LARGIMI NGA NAPOLI/ Elseid Hysaj shijon pushimet në Miami. Poston FOTON…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo dhe Asani vazhdojnë me provokimet ndaj Tiranës në rrjetet sociale, ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment