Futboll Sport

Sulmi i Laçit në krizë, dy mungesa ndaj Skënderbeut

Humbja me Vllazninë komplikon disi situatën për Laçin, që synon të sigurojë zonën europiane nëpërmjet kampionatit. Kurbinasit që nuk fitojnë asnjë ndeshje nga 7 të fundit midis Kupës dhe kampionatit, duhet të mbledhin forcat dhe të synojnë gjithçka në javët e mbetura.

Suksesi fundit i formacionit të Gentjan Mezanit në kampionat është ndaj Kamzës më 18 mars, rreth një muaj e gjysmë pa fitore, megjithatë për fat të mirë të bardhezinjve rivalët nuk kanë përfituar. Kukësi dhe Luftëtari duken tashmë të konsoliduar në vendin e dytë dhe të 3-të, me Lacin që do të bëjë llogaritë deri në fund me Partizanin.

Mungesa e golave ka sjellë dhe këtë rënie në klasifikim, pasi në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, bardhezinjtë kanë shënuar vetëm një herë, në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, me anë të mbrojtësit të majtë Taulant Sefgjinaj. Reginaldo, Uzuni dhe Nika kanë ndaluar së shënuari, diçka që ndjehet shumë në skuadër për të konsoliduar pozitat në klasifikim.

Nuk është rastësi që në të vetmen ndeshje që shënoi Reginaldo, Laçi siguroi biletën e finales së Kupës së Shqipërisë. Por përpara se të përballen me Skënderbeun për të fituar këtë trofe, djemtë e Mezanit duhet të kalojnë pengesën korçare në kampionat, aty ku shkojnë me mungesën e sigurt të Segjinajt, që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Vllaznisë dhe mesfushorit brazilian Maicon Eskuerda.

Related posts

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ Zëvendësues për Ibrahimovic, Maldini piketon shqiptarin e Bayern Munich…

Delo.autor

DISIPLINA ME “DORË TË HEKURT”/ Turpi i tifozëve ne derbi, FSHF merr vendimin për Partizanin dhe Tiranën

Delo.autor

Nga Luftëtari te Skënderbeu/ E ardhmja e Dejvi Bregut largë Shqipërisë pas vendimit të CAS-it

Sadik.Autor

Leave a Comment