Futboll Seria A

Bonolis: Si favorizohet Juventusi nga arbitrimi

Personazhi mediatik në Itali, Paolo Bonolis ka lëshuar një tjetër sulm ndaj Juventusit dhe sistemit të arbitrimit në Serinë A, në kulmin e polemikave të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së Milanos ndaj Interit.

Ai tha se pavarësisht VAR-it, është gjetur një mënyrë tjetër për të mbrojtur bardhezinjtë, ndërsa ftoi të shikohen me vëmendje ndeshjet e Juventusit për të kuptuar këtë.

“Në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, Spalletti mund të ketë gabuar diçka, por unë jam i mendimit që Orsato u bë përcaktues. Gjatë gjithë sezonit, Juve ka aplikuar një mënyrë loje të patolerueshme, pasi në çdo ndeshje shkakton vazhdimisht faulle taktikë, veçanërisht me Pjaniç. Nëse lojtarët e skuadrave të tjera paralajmërohen, ose ndëshkohen me karton të verdhë, nuk ndodh e njëjta gjë me ata të Juventusit. Madje, kartoni i verdhë, në vend që të shërbejë si paralajmërim për bardhezinjtë, duket sikur shërben për t’i nxitur më shumë ata drejt këtyre faulleve. Mjafton të shikosh Pjaniç, që pas kartonit të verdhë, kreu 3 ndërhyrje të ndëshkueshme dhe u fal në të 3 rastet”, deklaroi Bonolis.

Më tej ai u kthye edhe te ndeshja e kaluar mes Juventusit dhe Interit, në ‘Allianz Stadium’, që përfundoi në barazim pa gola, teksa sërish drejtoi gishtin nga Pjaniç.

“Në ndeshjen e parë në Torino, Pjaniç ka kryer 4 faulle taktikë vetëm në 45-minutat e para dhe nuk mori as paralajmërim, jo më të ndëshkohej me të verdhë. Në Europë këto lloj faullesh ndëshkohen direkt me karton të verdhë, ndaj Juventusi duket aq i vogël dhe lojtarët bardhezinj ulërasin vazhdimisht ndaj gjyqtarëve”, tha Bonolis, duke i hedhur benzinë zjarrit të ndezur më sërish në Serinë A.

Related posts

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Trajneri Gega: Tradita është mirë të vazhdohet, më tremb…

Delo.autor

Chelsea sfidon Man United për yllin mbrojtës në Europë

Isa.Autor

Bale humbet krejtësisht durimin, ja çfarë vendimi merr për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment