Futboll Premier League Sport

Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsea.

Drita jeshile është dhënë nga Federata Angleze e Futbollit që nuk do të ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj yllit të Liverpoolit,pas incidentit që ky i fundit pati me lojtarin e Stoke Cityt, Bruno Martins Indi.

Siç raporton “Sky Sports” Salah ia ka hedhur pastër atij incidenti që gjyqtari Andre Marriner nuk e pa në fushën e blertë, ndërkohë që më vonë iu referua një paneli të pavarur prej tre personave.

Ata vendosën në mënyrë unanime që nuk pati ndonjë veprim të dhunshëm në atë rast, që do të thotë se Salah do të mund të përfshihet në sfidën e së dielës.

Related posts

KUPA E BOTËS “KATAR 2022″/ Hetimi i medias prestigjioze zbulon detaje tronditëse

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Islandën me SUPERGOLA “shqiptarë” (VIDEO)

Isa.Autor

I ZHGËNJYER ME PSG/ Messi: Jam i vetmi kampion bote që nuk mori mirënjohje nga klubi

F.autor

Leave a Comment