Sport Të tjera

Rodrigo Koxa, ka shënuar rekordin e ri të Guinness në surf

Rodrigo Koxa, ka shënuar rekordin e ri të Guinness  pasi ka kaluar në dallgën më të madhe në botë. Ai ka sfiduar natyrën dhe veten duke përshkruar me sërf dallgën me gjatësi 24 metra.

38-vjeçari është shprehur se ka rrezikuar disa herë jetën me këtë sport por sot ëndrra e tij është realizuar.

Ai ka thyer rekordin e shënuar në vitin 2011 nga Garrett McNamara, i cili qëndroi mbi dërrasën e sërfit në një dallgë 23,77 metra të lartë.

Dallga që Koxa kaloi ishte  pjesë e një përbindëshi ujor me katër valë i quajtur “Super Set”, i cili erdhi në brigjet e Nazare. Këto valë të mëdha ishin nga një stuhi e rëndë dimërore në Atlantikun e Veriut gjatë javës së kaluar. Shënuesi i rekordit thotë se është i emocionuar që ka dalë triumfues në këtë sfidë.

Related posts

ANCELOTTI U ZYRTARIZUA TEK REAL MADRID/ Ja telefonata që ndryshoi gjithçka për teknikun italian…

Delo.autor

Kartoni i Xherdan Shaqirit/ “Luftë” e ashpër midis gjigandëve të Premier Ligës

Isa.Autor

PEREZ PLAS BOMBËN/ Gati të shpenzojë 200 milionë euro në JANAR për yllin 25-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment