Futboll La Liga Sport

Barça do ta huazojë, Atletico Madrid dhe Arsenali në “pole” për sulmesin francez

Ousmane Dembélé mund të jepet në formë huazimi nga Barcelona në sezonin e ardhshëm, sipas “Mundo Deportivo”. Ky do të ishte një nga opsionet, që po mendon klubi Blaugrana, në qoftë se më në fund bëhet efektive blerja e Antoine Griezmann nga Atlético Madrid. Ardhja e sulmuesit francez të “rojiblanco” duket një nga qëllimet më të qarta të katalanasve në merkaton e kësaj vere, çka do të shkaktonte që Dembele të privohej nga minutat aktivizim në ekipin e Ernesto Valverde.

Ideja është që lojtari të fitojë përvojë dhe të marrë minuta në çdo ekip në Europë. Në moshën 20-vjeçare, Dembele e ka të gjithë karrierën e tij sportive përpara. Klubi nuk dëshiron që evolucioni i tij të ngadalësohet me ardhjen e bashkëatdhetarit të vet. Një nga opsionet do të ishte përdorimi i tij si pjesë e bisedimeve për transferimin e Griezmann në klubin katalanas.

“El Cholo” beson se loja e francezit Dembele mund të shkojë shumë mirë tek Atlético Madrid. Një destinacion tjetër, që tingëllon bukur, do të ishte Arsenali. I riu francez, i cili këtë sezon ka qenë i kushtëzuar disi nga lëndimet, ka marrë pjesë në 14 ndeshje të La Liga-s (1 gol dhe 6 asiste), 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 3 ndeshje në Kupën e Mbretit.

Related posts

Gatusso-s do t’i duheshin 60 vite për t’u bërë si Allegri

Q.Autor

Halep ruan kreun e renditjes, Sharapova ngjitet në “Top 30”

Sadik.Autor

“FITORJA NDAJ MILAN NË DERBI TREGOI SE KEMI RRITJE TË MADHE/ Conte: Titulli? Duhet të kemi kujdes nga…

Delo.autor

Leave a Comment