Futboll Premier League Sport

Pochettino jep garanci: Ky sulmues, do të jetë në top-formë për…

Harry Kane do të jetë gati të shkëlqejë me Anglinë në Kupën e Botës, këtë verë, – thotë trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino. Kane, 24 vjeç, ishte në shënjestër, pasi “Spurs: i kanë rritur gjasat e tyre për një vend në “top 4” e Premier League teksa vijuan me një fitore 2-0 ndaj Watford, të hënën.

Ylli i Anglisë po pritet me shumë interes nga Gareth Southgate, ndërsa afrohet Kampionati Botëror. Dhe Pochettino po e mbështet Kane, i cili kohët e fundit u kthye nga një dëmtim i kyçit të këmbës. Trajneri argjentinas i “Spurs” mendon se kane do të arrijë në turnen e Rusisë në kushte të shkëlqyera fizike, ndërsa pret që Anglia të bëjë përshtypje të mira në këtë Botëror.

Kur u pyet për Kane, pas fitores ndaj Watford, Pochettino tha: “Ai ka nevojë për t’i përmirësuar shfaqjet e tij, por ne jemi ende të lumtur. Eshtë një përzierje e gjërave të ndryshme. Nuk ishte një periudhë e mrekullueshme për të në javët e fundit, por me ndihmën e të gjithëve, po bën mirë. Ai është një djalë i fortë, fizikisht dhe mentalisht. Jam i sigurtë se do të luajë për ne dhe pa dyshim do të arrijë në gjendje shumë të mirë për Kupën e Botës”.

Kane ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit të Premier League, që kur u kthye nga problemi i kyçit të këmbës, dëmtim të cilin e pësoi kundër Bournemouth, në mars.
Futbollisti anglez është aktualisht në kuotën e 27 golave për këtë sezon, 4 gola pas Mohamed Salah të Liverpool, në garën për “Këpucën e Artë”.

 

Related posts

NBA/ Mori leje për të shkuar në funeral, basketbollisti i njohur kapet “mat” në Strip

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Inter-Fiorentina: Në “San Siro” projektohet një ndeshje spektakolare

Isa.Autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Zidane synon të ruajë ritmin e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment