Futboll Seria A Sport

Çfarë po ndodh me futbollin Italian? Inter – Juventus, ende asnjë hetim nga Prokuroria

Burime nga FIGC kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë kërkesë për hetim nga Prokuroria Federale rreth videove që kanë qarkulluar pas ndeshjes Inter-Juve, ku arbitri i katërt Tagliavento dhe trajneri Allegri bashkëbisedojnë në korridoret e stadiumit, si edhe leximi i buzëve në momentin e sinjalizimit të kohës shtesë.

Pas ndeshjes Inter-Juve u ngritën shumë polemika dhe në rrjetet sociale u shpëndanë video që rritën kureshtjen e të gjithëve.Pas barazimit të rezultatit në 2-2, regjia ka fokusuar arbitrin e katërt, Tagliavento, i cili komunikonte përmes kufjeve me gjyqtarin kryesor Daniele Orsato dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët e tij: “Fitojmë në shtesë”.

Një tjetër video është publikuar më vonë, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.

Prokuroria i mori videot dhe pasi i ka parë ka dalë në konkluzionin se në bazë të këtyre të dhënave nuk është e mundur të hapet një hetim.

Related posts

SKANDALI/ Gjermanët e pyesin për DOPINGUN, trajneri i Rusisë braktis intervistën

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1986: Maradona dhe Argjentina, “mbretër” të botës (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Irani sfidon Spanjën, por ka një problem europian

Sadik.Autor

Leave a Comment