Futboll Sport

ANTONIO KANDREVA LARG INTERIT/ Partnerja e tij e “konfirmon” lajmin

Kandreva te Monako, Keita tek Interi është operacioni më i “nxehtë” në ambientet zikaltër, në pritje të zgjidhjes së bisedimeve mes Modriçit dhe Realit për të firmosur me fantazistin kroat. Shkëmbimi që do përfshinte dy ish-sulmuesit e Lacios mund të konkretizohet shumë shpejt. Treguesit, edhe pse flitet për hipoteza, janë dy.

I pari: “La Gazzetta dello Sport” konfirmoi në numrin e djeshëm se mes klubeve ekziston një akord total për transferimin e Keitanë në Milano (deri në 2023-shin, me një pagë prej thuajse 3 milionësh në sezon), edhe pa “rokadën” me italianin, por po diskutohet formula.

I dyti: e fejuara e Kandrevës, bukuroshja Alegra Luna, në fakt, i është përgjigjur një ndjekësi në “Instagram. “Montekarlo ju pret”, i shkruante fansi. Replika: “Po presim me padurim”. Nëse s’është ironi, është lajm.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori rinovon kontratën me “Djajtë e Kuq”, ja përfitimet

Delo.autor

U TRANSFERUA ME BEJË NË “BERNABEU”/ Reali nxjerr në ankand Jovic, kërkon ta shes në Premier tek klubi…

Delo.autor

E BUJSHME/ “Çmenduri” në Manchester për kthimin e CR7, “Djajtë e Kuq” paralajmëron tifozët

Delo.autor

Leave a Comment