Futboll Seria A Sport

Gazetari italian reagon ashpër: Juventus duhet të ishte shkrirë si ekip

Ai njihet si një nga tifozët më të “çmendur” të Interit në Itali. Bëhet fjalë për gazetarin e famshëm, Paolo Bonolis. Ky i fundit nuk mund të qëndronte pa reaguar pas Derbyt të së shtunës ndërmjet Inter dhe Juventus, të fituar nga bardhezinjtë 3-2. Në një intervistë për “Radio Rai”, gazetari italian ka lëshuar akuza të rënda për ekipin torinez.

“Juventusi ka nje raport special me kontrollin e Serie A nga dicka ekstra-futbollistike dhe kete fuqi e ka pasur gjithmone, gjithmone jane ndihmuar ne nje menyre apo ne nje tjeter. Por tashme nuk jam i nevrikosur, eshte vetem zhgenjim ky. Une jam 57 vjec dhe tashme keto gjera i shoh prej 40 vitesh, gjithmone e njejta histori”, ka thënë Bonolis. Më tej ai shton, se në çdo rast që Juventus ndodhet në vështirësi, arbitri gabon në favor të tyre.

Bonolis është kthyer të flasë edhe për Calciopolin, duke u shprehur se dënimi i dhënë për bardhezinjtë me heqjen e titullit dhe zbritjen në një kategori më poshtë ishte i pamajaftueshëm. Sipas tij, Juventus duhet të ishte shkrirë si ekip në 2006.

Related posts

LIVE/ Brazil-Belgjikë: Sfida ku spektakli dhe emocionet janë të garantuara

Isa.Autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ SHAQIRI i tregon Kloppit se ku duhet të luajë

Isa.Autor

KRIZË REZULTATESH NË PREMIER/ Manchester United synon të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin francez…

Delo.autor

Leave a Comment