Champions League Futboll Sport

Superdueli i Champions, Bayern e nis ndeshjen që në… hotel!

Nuk ka rëndësi mënyra, nuk ka rëndësi taktika, në fund duhet fitorja dhe kualifikimi për në finale. Gjermani Jupp Heynckes e di mjaft mirë këtë, ai nuk do elozhet e tripletës, apo faktin se doli “hero” duke u kthyer te Bayern Munchen në një moment mjaft delikat. “Babaxhani” do rezultate, ai dhe stafi i tij duan një ekip që të sakrifikojë pafund dhe të jetë totalisht i mobilizuar.

Në fakt, duket se skuadra gjermane ka nisur që tani të mendojë për ndeshjen e darkës. Bayerni i tij duhet të kthejë rezultatin, pasi humbi me rezultatin 1-2 në stadiumin “Allianz Arena”. Heynckes ka menduar që të ushtrojë skuadrën që në hotelin ku po qëndron. Lojtarët bavarezë kanë zhvilluar disa ushtrime të lehta aerobike sa për t’u shkrydhur dhe për të qenë të gatshëm dhe të freskët fizikisht për ndeshjen kundër “galaktikave”. Udhëtimi nga Mynihu në Madrid mund të ketë kontraktuar pak muskujt e futbollistëve, ndërsa numri një i stolit nuk do asnjë justifikim, por do që lojtarët të nxjerrin flakë nga këmbët.

Ekipi i Bayern Munchen-it ka publikuar në faqen zyrtare të klubit fotot e stërvitjes së skuadrës në hotelin ku po qëndron në Madrid. Futbollistët e klubit gjerman shihen duke vrapuar nën urdhrat e njërit prej anëtarëve të stafit teknik. Bayern Munchen nuk do të ketë për këtë ndeshje Arjen Robben dhe Jerome Boateng, ndërsa janë rikthyer në gatishmëri të trajnerit Alaba dhe Martinez. Në krahun tjetër, Muller nuk e ka Real Madrid-in si një nga ekipet më të preferuara, pasi në 8 përballje ka fituar vetëm dy dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol për gjigantët e Gjermanisë.
Nga krahu tjetër, portieri i Bayern Munchen, Sven Ulreich, ka mirëpritur në hotel gruan e tij, Lisa. Kjo e fundit e ka motivuar për ndeshjen e sotme. Atmosfera është pozitive në kampin bavarez, pavarësisht se tensioni ndihet dhe në ajër.

Related posts

SULMUESI MË I MIRË/ Rudiger: Messi po, ama Ronaldo s’është më i mirë se Hazard

Isa.Autor

Çfarë dueli/ Liverpoolin e ndal shtylla, Ronaldo “fal” golin e tretë

Sadik.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Të dyja skuadrat me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment