Futboll Seria A Sport

Arkivohet çështja Tagliavento-Allegri, prokuroria mbyll hetimet

Dy ditë pas përfundimit të supersfidës mes Interit dhe Juventusit që u fitua nga bardhezinjtë në frymarrjen e fundit, 2 video qarkulluan në rrjet. Tek e para dyshohej se gjyqtari i katërt Tagliavento i kish thënë kryesorit Orsato ” Në shtesë fitojmë”, ndërsa në videon e dytë dallohej një komunikim në zonën mikse të stadiumit mes Allegrit dhe Tagliaventos , për shumë persona fjalët e trajnerit ishin ” Shkoi shumë mirë, u tregua i aftë” ku aludohej se tekniku po fliste për gjyqtarin Orsato.

Polemikat dhe diskutimet pushtuan menjëherë gadishullin apenin, dhe çështja kaloi në duart e hetuesve të brëndshëm të federatës italiane që zotëruan pamjet në fjalë.

Pas ekzaminimit kjo çështje është mbyllur. “Tagliavento në videon e parë komunikon në kufje me kryesorin Orsato duke i kërkuar se sa kohë shtesë do jepet”, ndërsa në videon e dytë fjalët e trajnerit Allegri kanë qënë ,” U tregova korrekt, kreva veprimin e duhur?!” E kalove klasën” ishte përgjigjia e Tagliaventos. Ky bashkëbisedim i referohet momentit kur gjyqtari Orsato largoi teknikun e Juventusit nga stoli dhe ai ju drejtua pa polemika dhomave të zhveshjes.

Supersfida mes Interit dhe Juventusit u përfshi nga diskutime të shumta për veprimet apo mos veprimet e gjyqtarit, kryesisht për kartonin e kuq në drejtim të Vecinos dhe mos ndëshkimin e Pjanic me kartonin e dytë të verdhë.

Related posts

Lazio dhe Igli TARE nuk ndalen/ Italianët firmosin me sulmuesin dhe mesfushorin e njohur

Isa.Autor

1000 PAUND KUSH KËRCEN SA RONALDO/ Shikoni sfidën që po “çmend” tifozët në rrugë (VIDEO)

Delo.autor

IBRAHIMOVIC “SHPALLET ARMIK”/ Dëmtohet statuja e tij në Suedi nga huliganët, ja çfarë i bënë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment