Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Përplasja me Ronaldo-n e ka lënë me pasoja, ylli bavarez rrezikon ndeshjen e kthimit

Mesfushori i Bayern Munich Javi Martinez rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League ndaj Real Madrid. Spanjolli ka probleme me shëndetin dhe thuhet të ketë marrje mendsh.

Sipas Sport1, 29-vjeçari nuk e ka marrë veten që pas përplasjes me Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e parë. Trajneri Jupp Heynckes u detyrua ta zëvendësonte spanjollin në minutën e 75-të me Real pasi ai kishte pësuar një tronditje në kokë.

Për këtë arsye mesfushori defensiv nuk është stërvitur me ekipin për dy ditë.

Gjithsesi, paraqitja e tij që nga minuta e parë është akoma e mundur, por nëse ai nuk ia del, atëherë vendin e tij do ta zërë francezi Corentin Tolisso.

Përveç tij, Bayern ka probleme të tjera me dëmtimet. Robben dhe Boateng do të mungojnë ndaj Real Madrid. Gjithashtu edhe Manuel Neuer, Kingsley Coman dhe Arturo Vidal janë të dëmtuar.

Related posts

RENDITJA E UEFA-S/ Inter-i shkon në vendin e 5-të, ndërsa Juventus…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Messi shënon golin e parë ndaj Nigerisë

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Maguire shpëton “Djajtë e Kuq”, më pas bën gafën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment