Futboll

Braçe reagon pas golit të Moçkës: FSHF po paracakton garën, arbitri nuk e mbyllte ndeshjen pa shënuar Teuta

Erion Braçe, një tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka reguar nëpërmjet një statusi, duke folur për ndeshjen e sotme që u shty deri në minutën e 96-të, ku u shënua edhe goli i Moçkës, edhe pse arbitri kishte dhënë vetëm 4 minuta shtesë. Më poshtë, postimi i plotë i Braçes.

Arbitri i F$HF i shtoi ndeshjes Teuta-Partizani, vetëm 4 minuta.

Shiheni golin e Teutës;

Është minuta e 95:30!

90+4=94, jo 95:30!

Tellallët e F$HF thonë se u bënë dy ndërrime në shtesë dhe justifikohet shtesa nga 30 sekonda për çdo ndërrim! (Në shtesë eeeej) Por, 30•2=60, jo 90!!

Konkluzion 1:

Arbitri i F$HF e zgjati ndeshjen deri sa Teuta të shënonte, kundër çdo rregulli të shkruar e aplikuar ndershmërisht në mënyrë të barabartë!

Fakt:

Arbitri i F$HF lejoi një faull të pastër në rastin e shënimit të golit të Teutës!

Shiheni;

Portieri i Teutës vjen dhe me duar mban poshtë, i hipën mbi kokë lojtarit të Partizanit dhe shënon.

Degjoni dhe tellallet e F$HF, nëse ka gjuajtur topin pa vënë duart mbi lojtarin e Partizanit, s’ka rëndësi që bën faull, është gol!

Në fakt bën faull para se të gjuajë topin, shiheni dhe njëherë!

Konkluzion 2:

Arbitri i F$HF pasi zgjati ndeshjen përtej çdo caku, përcaktoi edhe rezultatin e saj duke akorduar një gol ardhur nga një faull i pastër.

Po lë mënjanë faulla skandalozë, të dhunshëm të padhënë në dëm të Teutës me një arsye, ndëshkimin veçanërisht të Shkallës me të kuqe!

Keshtu po paracaktohet renditja e “garës” së F$HF, pasi kanë mbaruar punë me të parin, po fiksojnë të dytin-në Lushnje sot nuk u dha nga arbitri i F$HF një penallti e pastër, veç të tjerave, po përcaktojnë të tretin duke përjashtuar nga gara një nga një pretendentet, Partizanin të parin.

Por nuk mbaron kur fryn bilbilin arbitri;

Vijon në televizionin privat të F$HF, aty ky tre të paguar hem nga F$HF, hem nga Ortaku, justifikojnë arbitrat dhe mbrojnë “garën” e rreme të F$HF!

Ky është Sistemi që kontrollon sot një nga bizneset më kriminale në vend- Garën e F$HF!

Tani, Çunat e Partizanit, ju e dini fare mirë që ndeshjet tuaja do jenë kështu, me arbitrat e F$HF kundër dhe punëtorët e F$HF duke i mbrojtur.

Ju jeni mësuar të luani kështu! Ndaj nuk falet asnjë sekondë mungesë përqendrimi, neglizhimi, gabimi!

E di, si gjithkush edhe ju mendoni se është lojë!

Por per Partizanin nuk eshte!

Është luftë e këtij llumi kundër jush!

Ndaj ndeshja duhet mbyllur, me dhunë-gola pa fund siç me Lushnjën.

Ndërkohë, Partizani Volej për vajza e djem sapo e bëri këtë.

 

 

 

Related posts

Shpërthen Zanetti/ Nëse Argjentina dështon ky do të jetë fajtori kryesor

Sadik.Autor

“NUK BESOJ SE DO TA PËRSËRISIM NË TË ARDHMEN”/ Presidenti Ceferin: Nuk është e drejtë për skuadrat dhe tifozët…

Delo.autor

E BUJSHME/ Guardiola do talentin e Dortmundit, për të zëvendësuar Fernandinhon

Isa.Autor

Leave a Comment