Futboll Sport

Lojtari i Egjiptit në listën e një organizate terroriste

Ish mesfushori i Al- Ahly dhe Egjiptit është në probleme me qeverinë e vendit të tij

Është ky Mohamed Aboutrika, i cili konsiderohet edhe legjendë afrikane e futbollit, por që është futur në listën e një organizate terroriste nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare e Kairos.

Faraoni është ndërlidhur si krijues i një “vëllazëri muslimane” e cila është e ndaluar në Egjipt dhe konsiderohet si organizatë terroriste.

Aboutrika, 39 akuzohet s e ka themeluar këtë vëllazëri muslimane që nga janari i vitit 2017, duke u larguar dhe kërkuar azil në Katar nga frika e persekutimit të tij nëse kthehet në Egjipt.

Ai gjendet në një listë nga 1529 persona përfshirë edhe ish presidentin Mohamed Morsi, Aboutrika nuk ishte pjesë e 299 personave që u largua nga kjo listë në muajin e kaluar.

Aboutrika ka pasur një karrierë të bujshme në Afrikë duke luajtur për Al – Ahly kurse në vitin 2006, 2008 dhe 2012 ai është zgjedhur si lojtari më i mirë për kontinentin afrikan.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus bindet, gati rroga e frikshme për yllin argjentinas…

Delo.autor

Një tjetër kuqezi në lëvizje, mbrojtësi i U21 përfundon në Serinë C

Isa.Autor

“TE APOLONIA S’MË VLERËSUAN”/ Mërgjyshi: Nuk mbahet ekipi vetëm me të rinj, me mua si trajner do ishim në…

Delo.autor

Leave a Comment