Sonte në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Champions League” mes Roma-s dhe Liverpool nga ku pritet një tjetër natë magjike e mbushur me emocione.
Padyshim që në qendër të vëmendjes gjatë lojës do të jetë edhe njëherë Mohamed Salah, futbollisti që këtë sezon nuk po njeh limite. Falë përuljes së tij ai është shndërruar një idhull jo vetëm në Egjipt, por edhe në Angli.
Por kush nuk e do Salah-n?!
Për të treguar përulësinë e tij 25-vjeçari nuk i ka mohuar një ‘selfie’ as një oficeri sigurie, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte ‘mbretin e Egjiptit’ nga aeroporti në Romë te hoteli.
Me siguri që edhe eprorët do t’ia falin këtë hutim oficerit që nuk i ka shpëtuar tundimit për të bërë foto me Salah-n.

