Champions League Futboll Sport

Kush nuk e do Mohamed Salah-n?! Edhe policët ‘lënë punën’ për egjiptianin (FOTO)

Sonte në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Champions League” mes Roma-s dhe Liverpool nga ku pritet një tjetër natë magjike e mbushur me emocione.
 

Skuadra angleze ka mbërritur që dje në Romë, por teksa niseshin nga Liverpool-i ra në sy se ishin të shoqëruar me forca të shumta policie. Gjithsesi udhëtimi ka shkuar mësë miri dhe momentalisht “the reds” ndodhen të akomoduar në hotelin e tyre në kryeqytetin italian.

 
Padyshim që në qendër të vëmendjes gjatë lojës do të jetë edhe njëherë Mohamed Salah, futbollisti që këtë sezon nuk po njeh limite. Falë përuljes së tij ai është shndërruar një idhull jo vetëm në Egjipt, por edhe në Angli.

Por kush nuk e do Salah-n?!

Për të treguar përulësinë e tij 25-vjeçari nuk i ka mohuar një ‘selfie’ as një oficeri sigurie, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte ‘mbretin e Egjiptit’ nga aeroporti në Romë te hoteli.
Me siguri që edhe eprorët do t’ia falin këtë hutim oficerit që nuk i ka shpëtuar tundimit për të bërë foto me Salah-n.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Milan do të paguajë klauzolën e Moratës, spanjolli do të vishet kuqezi shumë shpejtë

F.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DUELI ME MILANIN/ Asnjë mungesë te INTERI, ja dy balotazhet zikaltër në derbi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment