Marouane Fellaini pohoi se Manchester United bëri një gabim të madh që nuk i ofroi rinovimin e kontratës më shpejt dhe sa tani është shumë vonë për diçka të tillë.
Edhe pse Jose Mourinho tha se Fellaini ishte shumë pranë firmës mbi kontratën e re me “djajtë”, e ardhmja e belgut mbetet në ajër.
Fellaini kërkoi dy vjet kontratë për të qëndruar në “Old Trafford”, ndërsa United i ofron një vit, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, për lojtarin që mbushi 30 vjeç në nëntorin e kaluar.
Gjithsesi, menaxheri të bisedojë për të ardhmen e futbollistit me klube të tjera në Premier League, me ekipe në Itali dhe Turqi. Fellaini do të largohet me parametër zero, ndërsa United e bleu nga Everton për 50 milionë euro.
Ai merr 100 mijë euro në javë.
“Stafi drejtues i United dëshiron që unë të qëndrojë dhe Mourinho ma ka thënë disa herë këtë, – tha Fellaini, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e fundit kundër Arsenal. – Vitin e kaluar shkova te trajneri dhe i thashë se doja të firmosja kontratën e re. Pata edhe një takim të dytë, por nuk mora asnjë përgjigje. Nuk do t’i kërkoj 10 herë rinovimin, prandaj nisa të mendoj për të ardhmen larg nga “Old Trafford”.”
“Klubi e kuptoi rrugës se unë isha një futbollist i rëndësishëm, sidomos kur pa paraqitjet e mua në fushë dhe interesimin e klubeve të tjera. Jam 30 vjeç, kam ende shumë për të dhënë dhe mendoj se kushtoj rreth 50 milionë euro, ndërsa United do më humbasë gratis. Kjo i mërzit edhe më shumë.”