Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Et’hemi realizon një “PERLË” dhe afron ekipin me zonën play-off (VIDEO)

Valon Et’hemit i është dashur pak kohë që të kthehet në një nga emrat më të rëndësishëm në kategorinë e dytë turke te skuadra e Istanbulspor. Ish-kapiteni i Kukësit po luan me rregullsi dhe po aq rregullisht është vendimtar me atë që po shfaq në fushë pasi po shënon gola e jep asiste.

Sot, Et’hemi ka shënuar golin e tij të tretë personal në këtë sezon në suksesin 2-1 të Istanbulspor ndaj Samsunspor, në radhët e të cilit mungonte Eraldo Çinari. Mesfushori shënoi golin e parë të ndeshjes me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës, duke lënë të shtangur portierin e skuadrës mike.

Për Et’hemin ky ishte goli i tretë në këtë kampionat, ku është një nga lojtarët më vendimtare, pasi kryeson listën e lojtarëve me më shumë asiste, sepse ka dhënë 7 të tillë në 16 ndeshje të luajtura. Suksesi i sotëm i dha mundësinë Istanbulspor të ngjitej në vendin e 6, duke u futur në zonë e play-off.

Related posts

Formacionet zyrtare: Arsenal – Watford

Q.Autor

SFIDON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Portieri Neuer: Nuk kam frikë nga portugezi për një arsye…

Delo.autor

FOTO/ Ja pse Bayern Munchen është klub i dashur për shqiptarët, e veçantë kjo që ka bërë sot

Q.Autor

Leave a Comment