ë Rekoaro Terme mjeti më i përdorur janë “mountain-bike”-t. Në “Google”, në zërin “lajme”, zbulohet se qyteza e provincës së Viçencës ka nxjerrë në shitje biçikletën e parë ekologjike, me markën “Lamborghini” (15 mijë euro kosto).
E gjithë qyteza është e çmendur pas alpinizmit dhe ngjitjes, kur nuk është dimër: në atë rast shkojnë drejtpërdrejt për ski. Daniele Orsato, megjithatë, e përdorte më së shumti biçikletën për të shkuar në punë. Në pjesën e mbetur, preferonte të vraponte pas topit. Madje e qarkullonte në mesfushë, te të rinjtë e Rekoaros, përpara se një mik t’i bënte pyetjen: “Të pëlqen të bësh arbitrin?”. Përgjigjen e ka dhënë, përmes një reportazhi, “Gazzetta dello Sport”.
LLAMBA – “Tani ju bëj një pyetje: a ekziston një profesion ku duhet të vendosësh gjithçka në më pak se një sekondë? Po, arbitri i futbollit. Ja çfarë bëj unë në një fraksion të shkurtër kohe: duhet të shoh me sy, të mendoj me kokë, të vendos me stomak e të vërshëllej me gojë”. Ishte dhjetori i 2012-ës dhe Daniele Orsato ndodhej i ulur përpara një kompjuteri të institutit teknik të Viçencës. Ndoshta do kishte dashur t’i përsëriste ato fjalë edhe të hënën, kur për vizitë nuk kishte një grup studentësh, por një grup personash kureshtarë që qarkullonin pranë shtëpisë së tij. Me një këmbëngulje të vazhdueshme, aq sa arbitrit i është dashur t’i telefonojë policisë, përveçse të shkëpusë linjën e telefonit si pasojë e telefonatave të shumta. Dhe, siç raportoi edhe “Corriere del Verona”, nuk bëhej fjalë për lëvdata…
BUJARI – Orsato nuk limitohet vetëm te vërshëllima e bilbilit. Është edhe një baba që pret me padurim të rikthehet në shtëpi për të përcjellë fëmijë në shtëpi dhe në stërvitjen e futbollit. Ndër të tjera, është edhe ai që thërrasin për një defekt në momentin e fundit. “Në çerdhe u prish çelësi i llambës”. Ose: “Familja e Filanit ka nevojë për një kontroll të impiantit”. Shkon ai. Në Rekoaro, kështu konfirmojnë të gjithë. Por, për momentin, “elektricisti” Daniele Orsato ka përfunduar “në terr”.