Futboll La Liga Sport

LËVIZJA E BUJSHME E JANARIT/ Sulmuesi i BARÇËS gati për tu transferuar në Serie A

Malcom është penduar për zgjedhjen e tij dhe tashmë po mendon mundësinë e lagimit nga Barcelona për tu transferuar në Serie A. Minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde kanë bërë që 21-vjeçari të mendojë një lëvizje drejt Romës.

Pas disa muajsh nga kthesa e pabesueshme e verës, me udhëtimin drejt Italisë të anuluar dhe transferimin e tij te Barcelona, edhe pse ishte arritur marrëveshja mes Romës dhe Bordeaux, sulmuesi brazilian duket se është penduar për “tradhtinë” dhe kërkon të rinisë tratativat me drejtuesit e klubit italian.

Por gjetja e akordit me verdhekuqtë do të jetë e vështirë, pas goditjes që morën në verë.

Barcelona shpenzoi 41 milionë euro, që shkuan në arkat e Bordeaux, por mund ta humbasë tashmë për një shifër ndjeshëm më të ulët.

Related posts

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Ançeloti: Nuk mund të ëndërroja rikthim më të mirë te Reali i Madridit

F.autor

E TRISHTË/ I infektuar prej ditësh me koronavirus, ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

CHELSEA U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Tekniku Lampard: Po të kthehesha mbrapa…

Delo.autor

Leave a Comment