Futboll Sport

Në Turqi këmbëngulin për Mavraj, mbrojtësi do ndërrojë ekip në verë

Mërgim Mavraj ka kaluar një sezon të vështirë në rradhët e Hamburg. Mbrojtësi përveç se ka vuajtur në fushë rezultatet zhgënjyese të ekipit që përveç se rrezikon më shumë se asnjëherë tjetër rënien nga Bundesliga, në pjesën e dytë të sezonit është përjashtuar nga ekipi. Trajneri Titz e ka konsideruar nën nivel dhe e ka lënë 31-vjeçarin të stërvitet me ekipin e të rinjve.

Ky veprim duket se shënjon edhe largimin e Mavraj nga ekipi gjerman. Por pavarësisht situatës që ka kaluar, interesi për të është i madh. Klubi që duket se po këmbëngul më tepër për shërbimet e Mavraj është Fenerbahce. Skuadra e njohur turke sheh te mbrojtësi një përforcim cilësor për sezonin që vjen. Për Mavraj ka interes edhe nga Bundesliga 2, por dëshira e tij është që të luajë në një ligë të rëndësishme europiane.

Related posts

“KAM NJË GRUP DJEMSH QË MË KUPTOJNË…”/ Konte: Nuk ka nevojë të presim 9 muaj, për të parë…

F.autor

Massimiliano Mirabelli: Bacca do të rikthehet te Milan

Sadik.Autor

KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

Isa.Autor

Leave a Comment