Futboll Sport

Botërori i Rusisë, kreu i FIFA-s takon Putinin dhe jep lajmin e madh

Rusia është “absolutisht gati” të presë evenimentin më të madh të planetit në futboll, Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino të enjten the se shteti rus i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur këtë turne futbollistik.

Duke iu adresuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si dhe renditjes së lartë në Sochi, një nga 11 qytetet që do të presë ndeshjet e Botërorit, Infantino tha se përgatitjet për turneun një-mujor janë plotësisht të kompletuara.

“Rusia është absolutisht gati që të presë gjithë botën, të celebrojmë një verë festive në këtë shtet të bukur”, tha Infantino. Gjithashtu, ai shtoi se Rusia ishte “99 përqind gati sepse duheshin edhe disa punë për t’u bërë. Ne e dimë sa të rëndësishëm janë elementët e vegjël që mungojnë kur duhen pak javë nga finalizimi”, tha ai.

Rusia do të presë Botërorin nga data 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiume të shpërndarë në qytete të ndryshme, duke përfshirë Moskën, Shën Pjetërburgun dhe Sochin, të cilët kanë punuar prej vitesh që të ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën e transportit për këtë turne.

“Ne i kuptojmë përgjegjësitë tona, ne kuptojmë sa shumë nevojitet që të plotësohet gjithçka… të gjitha eventet janë përpara”, i tha Putini – Infantinos në një takim të ditës së enjte, duke shtuar se Rusia do të “japë të gjithë fuqinë e saj” që ky eveniment të njohë standardet më të larta

Rusia është zotuar se do të sigurojë të gjithë qetësinë e nevojshme për ekipet pjesëmarrës si dhe tifozeritë përkatëse. Pas një rënie dy-vjeçare, ekonomia e Rusisë tashmë po njeh rritje për shkak të turneut, ku ky shtet tashmë po i gëzohet fitimeve financiare. Muajin e shkuar Kryeministri i Rusisë, Arkady Dvorkovich tha se shteti i tij nuk do të kishte pasur rritje ekonomike nëse nuk do të zhvillohej turneu i Botërorit.

Por, në futbollin rus gjatë kohëve të fundit ka pasur incidente me karakter racist, duke përfshirë dhe miqësoren e Rusisë kundër Francës në mars, kur këto dy shtet patën probleme mes tyre për shkak të sjelljeve diskriminuese që ndodhën në stadium. Gjithashtu, kombëtarja ruse është e dobët në fushë, duke u renditur në një nga ekipet e nivelit më të ulët që merr pjesë në Botëror.

Në paraqitjet e tyre që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, në 1994, 2002 dhe 2014, Rusia nuk ka arritur që të kalojë fazën e grupeve. Të enjte Putin takoi dhe ekipin kombëtar, duke iu thënë lojtarëve se në këtë eveniment duhet të japin gjithçka.

“Ne shpresojmë që lojtarët tanë të jenë të përqendruar maksimalisht në lojë, të japin çdo gjë nga vetja. Dhe më e rëndësishme është që të luajnë futboll të fortë dhe pa kompromis, duke fituar mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve”.

Related posts

Surprizë e bukur për FSHF-në, Duka merr një çmim tjetër

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Suarez mund të rikthehet te Liverpool, nëse ndodhin këto largime nga “The Reds”

Delo.autor

REAL MADRIDI KA PROBLEME ME SHËNIMIN E GOLAVE? Zgjidhja vjen nga…

Delo.autor

Leave a Comment