Futboll Premier League Sport

Dy lojtarë të njohur largohen nga Manchester United

Marouane Fellaini dhe Eric Bailly do të largohen nga Manchester United gjatë verës së ardhshme.
Edhe pse Jose Mourinho tha se Fellaini ishte shumë pranë firmës mbi kontratën e re me “djajtë”, e ardhmja e belgut mbetet në ajër mbetet ai dëshiron ta mbyllë aventurën në “Old Trafford”.

Menaxheri i belgut ka nisur të bisedojë për të ardhmen e futbollistit me klube të tjera në Premier League, me ekipe në Itali dhe Turqi.

Gjithsesi, “The Sun” shkruan se ai ka pasur një ofertë të majme edhe nga Kina. Fellaini do të largohet me parametër zero, ndërsa United e bleu nga Everton për 50 milionë euro.

Ai merr 100 mijë euro në javë.

Ndërkohë, Baully mund të largohet nga Manchester United, sepse ka humbur vendin e titullarit dhe sipas “Daily Mirror” ai ka nisur të shqyrtojë alternativat e tjera, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2020.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo vendos për të ardhmen. Gati nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Manchester United kërkon “problematikun” e Barcelonës, ja vendimi për “katalanasit”…

Delo.autor

FINALJA QË DUHET FITUAR/ Kroaci-Skoci luhet një biletë për në 1/8, barazimi i “djeg” të dyja

Delo.autor

Leave a Comment