Futboll Sport

E rrallë, Besiktas bojkoton Kupën e Turqisë…

Besiktas, kampion i Turqisë nuk zbriti në fushë, të enjten, për vazhdimin e ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Turqisë, kundër Fenerbahce, e cila u braktis në muajin e kaluar si pasojë e dhunës në stadium.

Në këto kushte, Fernerbahce u shpall ekipi i kualifikuar, ndërsa Besiktas është skualifikuar edhe nga sezoni i ardhshëm i Kupës së Turqisë dhe do të kthejë mbrapsht 4 milionë lira turke, 950 mijë dollarë, shuma që ka fituar sivjet në këtë veprimtari.

“Besiktas mori një vendim të vështirë. Unë do të kisha preferuar të humbja në fushën e lojës, sesa të fitojë në këtë mënyrë,” – tha trajneri i Fenerbahce, Aykut Kocaman.

Në ndeshjen e dytë, më 19 prill, derbi i madh i Stambollit pati një atmosferë të nxehtë dhe Besiktas ishte me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Pepe.

Në minutën e 57-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0, trajneri i Besiktas, Senol Gunes u godit nga një objekt i hedhur nga tifozët. Ai pati çarje në kokë dhe ndeshja u ndërpre teksa “timonieri” shkoi në spital.

Ndeshja e parë ishin mbyllur 2-2 dhe kishte pasur katër kartonë të kuq.

Federata Turke e Futbollit (TFF) kishte vendosur se ndeshja do të fillonte pa tifozë atje ku ishte ndalur dhe se Fenerbahce do të dënohej për tre ndeshje pa tifozë dhe do të gjobite me 1 milionë lira, por Besiktas e kundërshtoi këtë vendim.

Duke qenë se edhe apeli nuk i dha të drejtë ekipit bardhezi, ata vendosën bojkotin se 33 minutave të mbetura. Në këto kushte, Fenerbahce do të luajë kundër Akhisarspor në finalen e Kupës.

Related posts

SUPERSFIDA/ Tottenham-Liverpool: Të kuqtë dyfishojnë shifrat me Firminon (VIDEO)

Isa.Autor

Spanja në ankth, dëmtohet lojtari kryesor i ekipit

Sadik.Autor

Modic ka një lajm të keq për Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment